Lajmet

Apple Pay debuton zyrtarisht në Itali

Publikuar , 17 Maj 2017
0
Sipas uebsajtit Italian të Apple, kartat Visa he Mastercard lëshuar nga Boon, Carrefour dhe UniCredit mund të përdoren me Apple Pay në Itali. Apple Pay debuton zyrtarisht në Itali

Apple Pay tashmë është i disponueshëm në Itali kur përdoruesit e iPhone në këtë mund të të shtojnë një kartë krediti ose debiti në aplikacionin Wallet për tu përdorur në kryerjen e pagesave në dyqane fizike dhe online.

Sipas uebsajtit Italian të Apple, kartat Visa he Mastercard lëshuar nga Boon, Carrefour dhe UniCredit mund të përdoren me Apple Pay në Itali.

Sajti vijon më tej duke konfirmuar se më shumë banka do ti bashkohen kësaj liste gjatë fundit të vitit.

Prej javësh kanë qarkulluar lajme se Apple Pay do të zgjerohej në Itali. Përdoruesit mund të kryejnë pagesa në Auchan, Autogrill, Eataly, LaGardenia, H&M, Leroy Merlin, Limoni, OVS, Simply Market, Unieuro e shumë të tjera.

Së bashku me Italinë, Apple Pay ofrohet edhe në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kinë, Australi, Kanada, Zvicër, Francë, Hong Kong, Rusi, Singapor, Japoni, Zelandë, Spanjë dhe Irlandë.

Në javët në vijim pritet të shtohen Belgjika, Gjermania, Tajvani dhe Koreja e Jugut në listën e vendeve ku ofrohet shërbimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5G-ja interferon me satelitët e parashikimit të motit në SHBA

Tags >

Apple Pay
Lajmet e fundit>