Harduer

Apple përditëson 27-inç iMac me procesorë të rinj dhe SSD

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Dizajni i jashtëm mbetet i pandryshuar por në brendësi kompania flet për procesorë dhe grafika të reja, kamër të rezolucionit të lartë me performancë më të mirë në dritë të pakët dhe një konfigurim i ri audio me mikrofon me cilësi studio. Apple përditëson 27-inç iMac me procesorë të rinj dhe SSD

Ditën e Marte Apple lajmëroi ndryshime të reja në linjën Mac. Bëhet fjalë për një rifreskim të modelit 27-inç iMac i cili sjell më shumë sesa thjeshtë një procesor më të fuqishëm.

Dizajni i jashtëm mbetet i pandryshuar por në brendësi kompania flet për procesorë dhe grafika të reja, kamër të rezolucionit të lartë me performancë më të mirë në dritë të pakët dhe një konfigurim i ri audio me mikrofon me cilësi studio.

Për më tepër Apple ka bërë SSD standard për të dy modelet, 27-inç dhe 21.5-inç. iMac i ri vjen me procesorët e gjeneratës së 10-të të Intel me 6 dhe 8 bërthama.

Ekziston edhe një model me 10 bërthama. Në aspektin grafik, Apple ka integruar ose një Radeon Pro 5300 ose një Radeon Pro 5500XT të dy me arkitekturën 7-nanometër.

Prej aty blerësit mund të zgjedhin edhe modelet 5700 ose 5700XT me 16GB memorie GDDR6. Kapacitetet SSD variojnë nga 256GB në 512GB e deri në 8TB.

Sa i përket ekrani 5K Retina asgjë nuk ka ndryshuar në pamjen e jashtme apo harduer por është shtuar teknologjia True Tone prezentë në iPhone dhe iPad.

Kamera ka rezolucion 1080p me hapje f/2.2 që do të thotë se më shumë dritë hyn në të. Konfigurimet e reja janë në dyqane nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ju keni ekspozuar informacione private në Facebook por ju mund ta ndryshoni

Tags >

AppleiMac