Harduer

Apple përfundon në gjykatë për komisionet që mban gjatë blerjes së aplikacioneve

Publikuar , 27 Nëntor 2018
0
Gjykata duhet të mësojë nëse ekziston një lidhje mes Apple dhe blerësve të aplikacionit. Ndërsa zhvilluesit vendosin çmimet e tyre, Apple grumbullon pagesat. Apple përfundon në gjykatë për komisionet që mban gjatë blerjes së aplikacioneve

Apple u ballafaqua me Gjykaten Supreme në SHBA për të mbrojtur komisionet që mban për çdo blerje aplikacioni në iPhone dhe iPad.

Kompania merr 30% të vlerës së çdo aplikacioni të shitur dhe akuzohet nga një grup konsumatorësh për shkeljen e ligjeve kundër monopolit sepse nuk ka një hapësirë alternative për blerjen e një aplikacioni iPhone.

Nga ana tjetër Apple thotë se nuk zotëron e as shet aplikacione.

Gjykata duhet të mësojë nëse ekziston një lidhje mes Apple dhe blerësve të aplikacionit. Ndërsa zhvilluesit vendosin çmimet e tyre, Apple grumbullon pagesat.

Apple thotë se nëse ndërmerret një veprim ligjor ndaj kompanisë, gjigandë të tjerë teknologjikë do të preken si Google dhe Microsoft të cilët gjithashtu marrin 30% komision.

Analistët thotë se komisionet janë tejet e rëndësishme për bizneset e kompanive në fjalë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Twitter mbyllin dhjetëra faqe Ruse dhe Iraniane

Lajmet e fundit>