Harduer

Apple përgatit modelet e reja MacBook Pro me procesorët M2

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2022
Me këtë teknologji Apple ofron frekuencë rifreskimi deri në 120Hz. Apple përgatit modelet e reja MacBook Pro me procesorët M2

Versione të reja të modelit bazë MacBook Pro nga Apple janë në ndërtim. Modelet e reja MacBook Pro sipas raportimeve do të vinë me çipin M2 por pa ekranet ProMotion ose mini-LED.

Të dy modelet e ekraneve ProMotion dhe mini-LED ishin pjesë e MacBook Pro të 2021 me procesorët M1 Pro dhe M1 Max. Me këtë teknologji Apple ofron frekuencë rifreskimi deri në 120Hz.

Gurman i Bloomberg sugjeron se MacBook do të jetë vetëm një prej 4 Mac-eve të cilët do të përditësohen në 2022. MacBook Air, iMac 24-inç dhe modeli bazë Mac Mini do të rifreskohen këtë vit.

Përveç kompjuterëve Apple do të prezantojë një koleksion të gjerë produktesh si iPhone SE 3, iPhone 14, Apple Watch Series 8 dhe modele të reja iPad Pro dhe iPad Air.

Gjiganti i teknologjisë ende nuk ka dhënë një datë të evenimentit por raportimet sugjerojnë muajin Mars. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Switch to Android për iOS funksionon me të gjithë telefonët Android