Lajmet

Apple përmbyll blerjen e Shazam, ofron aplikacionin pa reklama

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Marrëveshja qëndroi peng e vendimit të Komisionit Evropian i cili hapi hetim për të mësuar nëse do të dëmtohej konkurrenca nga kjo blerje. Apple përmbyll blerjen e Shazam, ofron aplikacionin pa reklama

Apple ka përmbyllur me sukses blerjen e Shazam, aplikacionit shumë popullor të identifikimit të këngëve.

Kompania konfirmoi lajmin ndërsa blerja thuhet ti ketë kushtuar 400 milionë dollarë.

Marrëveshja qëndroi peng e vendimit të Komisionit Evropian i cili hapi hetim për të mësuar nëse do të dëmtohej konkurrenca nga kjo blerje.

Apple gjithashtu tha se aplikacioni do të ofrohet tani e tutje pa reklama në iOS por edhe Android.

Shazam është shkarkuar mëse 1 miliardë herë në mbarë botën dhe përdoret 20 milion herë çdo ditë sipas Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>