Biznes

Apple përpiqet të ulë varësinë nga Kina

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Maj 2022
Kina prej kohësh ka qenë qendra e prodhimit të pajisjeve Apple me fabrikat në këtë vend që gjeneronin 90% të produkteve madhore të kompanisë si iPhone, MacBook dhe iPad. Apple përpiqet të ulë varësinë nga Kina

Apple po përpiqet të rrisë prodhimin e produkteve të saj jashtë Kinës sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal. Lëvizja është një tentativë e gjigantit të iPhone për të ulët varësinë ndaj vendit me popullsinë më të madh në botë ndërsa kufizimet e Covid-19 i kanë goditur rëndë biznesin.

Sipas WSJ Apple ka vënë në dijeni disa prej kompanive që merren me prodhimin e pjesëve dhe montimin e iPhone në Kinë. Në shënjestrën e Apple duket të jenë Vietnami dhe India.

Kina prej kohësh ka qenë qendra e prodhimit të pajisjeve Apple me fabrikat në këtë vend që gjeneronin 90% të produkteve madhore të kompanisë si iPhone, MacBook dhe iPad.

Nga ana tjetër shitjet e Apple mund të goditen me 8 miliardë dollarë për shkak të kufizimeve të vendosura së fundit nga Kina për Covid-19.

Kompanitë Perëndimore gjithashtu kanë filluar të distancohen nga Kina që kur Rusia nisi pushtimi i Ukrainës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Parashikime të zymta për industrinë e smartfonëve në 2022