Harduer

Apple planifikon ndërtimin e MacBook-ut që karikohet me energji diellore

Publikuar , 05 Shkurt 2014
0
Apple planifikon ndërtimin e MacBook-ut që karikohet me energji diellore

macbook parkEdhe pse shumë e famshme për laptopët më jetëgjatësi të baterisë, kompania Apple kërkon ta çojë këtë proces në një nivel akoma më të lartë; karikim me energji diellore.

Së fundmi, Apple ka marrë një patentë për ndërtimin e laptopit me një kapak të dyfishtë, ku ai i dyti të jetë pjesërisht si ekran, të mund të njohë funksione prekjeje dhe të ketë qeliza fotovoltaike. Nëpërmjet këtyre të fundit, laptopi mund të furnizohet me energji nga dielli pa pasur nevojë për një prizë për karikim.

Patenta me emrin “Modul ekrani në pajisjet elektronike” është dorëzuar me detaje të plotë për projektin. Kapaku me dy ekrane mund të ndërtohet nga një numër materialesh përfshirë xham, metal, qeramikë apo kompozim fibrash, por për momentin ende nuk ka diçka përfundimtare. Një ide është gjithashtu që kapaku të jetë xham pjesërisht transparent.

Nëse projekti realizohet me anë të disa shtresave xhami, mund të përfshihen edhe elementë autentikë të kompanisë Apple, si logoja që mund të ndizet me anë të llambave LED. Shtresa e sipërme e xhamit mund të ketë sensorë prekjeje për të marrë komanda. Opsionet që mund të shtohen në ekranin e dytë janë të një larmie të madhe, duke filluar nga përdorimi për siguri, e deri te komanda media.

Por, pavarësisht revolucionit që mund të nisë nga Apple me një laptop të tillë, ka edhe disa mangësi. Një ndër to, është nëse përdoruesit do të qëndrojnë jashtë në diell për një kohë mjaftueshëm të gjatë që kjo teknologji t’ia vlejë që të përdoret.

Kjo pyetje ngrihet për shkak se shumica e njerëzve e kalojnë shumicën e kohës në zyrat e tyre, ku normalisht, nuk ka dritë nga dielli aq sa mund të kërkojë pajisja. Gjithashtu, një pjesë e mirë e përdoruesve mund të duan ta përdorin edhe si një pajisje konvertuese mes tabletit dhe laptopit, gjë që do të kërkonte shumë punë nga Apple.

LEXO EDHE:  Një kompani e madhe telekomunikacionit në SHBA është hakuar nga Kina raporton Bloomberg

Në treg tashmë ka laptop me ekran të dyfishtë si Asus Taichi apo edhe smartfonë si YotaPhone, por ende jo diçka si patenta që Apple ka fituar. Gjithsesi, marrja e patentës nuk garanton se produkti do të dalë në treg në një të ardhme të afërt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>