Lajmet

Apple po bashkëpunon më Volkswagen për të krijuar autobusa autonomë për punonjësit

Publikuar , 24 Maj 2018
0
Përkundër kësaj, makinat e prototipit të Apple mund të vërehen duke ecur rreth Palo Altos. Kompania gjithashtu ka mëshumë automjete autonome - zotëron një flotë të SUV-ve Lexus RX450h për qëllime testimi - të regjistruar në Departamentin e Kalifornisë të Automjeteve Motorike. Apple po bashkëpunon më Volkswagen për të krijuar autobusa autonomë për punonjësit

Projekti ambicioz i Apple për të krijuar një makinë autonome është ngushtuar edhe më tej. New York Times raporton se negociatat e kompanisë me prodhuesit gjermanë, duke përfshirë BMW dhe Mercedes, për të zhvilluar një veturë autonome elektrike, kanë rënë, pasi të dy kompanitë refuzuan të lejojnë Apple të ketë kontroll mbi projektimin e automjetit dhe të dhënat që ai prodhon. Tani, Apple po bashkëpunon me Volkswagen për të kthyer furgonin T6 Transporter ekzistues në autobusë autonomë për punonjësit e Apple, thotë raporti.

Dihet që nga viti i kaluar se departamenti i prodhimit të makinave në Apple, me kod të titulluar “Projekti Titan” dhe që dikur kishin për qëllim të bënin si hardware ashtu edhe software për një makinë të re autonome, kishte zhvendosur forcat duke u përqëndruar për një afat të shkurtër në një shërbim të ri autobusash të quajtur PAIL: from Palo Alto në Infinite Loop. (Infinite Loop është emri i rrugës ku ka qënë kampusi i mëparshëm i kompanisë, përpara se të hapej Apple Park vitin e kaluar.) Tani e dimë se Volkswagen është kompania që ofron makinat për Apple.

Raporti i New York Times, megjithatë, thotë se e gjithë ekipi i makinave në Apple duket se po konsumohet me marrjen e këtij shërbimi të autobusave dhe se nuk kanë plane konkrete për atë që do të vijë pas. Kjo sugjeron që ambiciet e Apple me Projektin Titan janë zvogëluar edhe më shumë. Times raporton se qindra njerëz kanë lënë departamentin në pak vite pasi u zgjerua në më shumë se 1,000 punonjës.

Përkundër kësaj, makinat e prototipit të Apple mund të vërehen duke ecur rreth Palo Altos. Kompania gjithashtu ka mëshumë automjete autonome – zotëron një flotë të SUV-ve Lexus RX450h për qëllime testimi – të regjistruar në Departamentin e Kalifornisë të Automjeteve Motorike.

LEXO EDHE:  MySpace humbet 50 milion këngë ngarkuar gjatë viteve 2005-2013

Pra, mund të jetë shumë herët për të hequr Apple nga loja e makinave autonome, veçanërisht kur ne dimë kaq pak nga planet e saj të ardhshme. Gushtin e kaluar, CEO i Apple, Tim Cook, sugjeroi që puna e kompanisë së tij në sisteme autonome mund të përdoret “në mënyra të ndryshme” dhe në “në shumë fusha të ndryshme”, duke theksuar që Apple mund të ketë plane në tregun e robotikës ose në ndonjë aplikim tjetër të vizionit kompjuterik dhe inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleBMW
Lajmet e fundit>