Vëzhgim

Apple po konsideron USB 3.0 për produktet e ardhshme

Publikuar , 03 Shtator 2011
0
Apple po konsideron USB 3.0 për produktet e ardhshme

Sipas VR-Zone, kjo kompani ende është duke kërkuar për produkte që mundësojnë super-shpejtësi transferimi të të dhënash dhe është e mundur që të ketë një ndryshim pozitiv drejt përfshirjes së USB 3.0 para se Intel të vendos përkrahje të fabrikuar në çipsetët e saj.

“Apple po shikon host kontrollorët e USB 3.0, në veçanti pasi çmimi më në fund ka arritur në një nivel të përshtatshëm” tha LG Nilsson nga VR-Zone. “Një host kontrollor USB 3.0 ka një çmim mes 2-3 dollarë në sasi të mëdha dhe kjo është ofertë e mirë krahasuar me çmimin prej 10-15 dollarë për Intel ThunderBolt”.

Në anën tjetër, AppleInsider ka raportuar se kompania është veçse e gatshme për të ofruar mbështetje për USB 3.0 në produktet e saja.
USB 3.0ofron shpejtësi transferimi deri në 5GBps, ndërsa Thunderbolt ofron kanale dy drejtimëshe me shpejtësi transferimi prej 10Gpbs – dy herë më shpejtë sesa USB 3.0. /pworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>