Blog

Apple po krijon klinika mjeksore që do tu ofrojnë punonjësve vizita dhe produkte mjeksore

Mar 1 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht, Apple ka një qendër Wellness në selinë e saj në Cupertino që punëson doktorë, fizioterapistë, dietologë etj. Apple po krijon klinika mjeksore që do tu ofrojnë punonjësve vizita dhe produkte mjeksore

Apple po përgatitet të hapë këtë pranverë klinika mjekësore për të ofruar kujdes shëndetësor për punonjësit e saj dhe familjet e tyre në Cupertino. Kompania ka krijuar një faqe interneti për klinikat, të cilat do të operojnë nën emrin AC Wellness.

Aktualisht, Apple ka një qendër Wellness në selinë e saj në Cupertino që punëson doktorë, fizioterapistë, dietologë etj.

Këto klinika do të punësojnë gjithashtu, programues që mund të krijojnë programe për të ndihmuar parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës për punonjësit e tij.

Apple gjithashtu do të përdorë klinikat e reja për të testuar produktet dhe shërbimet e saj shëndetësore. Kohët e fundit Apple ka nisur një studim me Stanford University për të identifikuar ritmet e çrregullta të zemrës me sensorin e rrahjeve të zemrës të Apple Watch dhe thuhet se po punon për një lexues EKG për modelet e ardhshme të Apple Watch.

Kompania është vetëm gjigandi i fundit i teknologjisë që hyn në fushën e kujdesit shëndetësor – Amazon njoftoi muajin e kaluar se po krijon një kompani të kujdesit shëndetësor në partneritet me Berkshire Hathaway dhe JPMorgan Chase për punonjësit e tre kompanive dhe familjet e tyre

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>