Lajmet

Apple po përpiqet të ofrojë ndërfaqe 3D më të sofistikuar në kompjuterët desktop

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Apple po përpiqet të ofrojë ndërfaqe 3D më të sofistikuar në kompjuterët desktop

applePatenta më e fundit e siguruar nga Apple tregon se kompania po përpiqet të përmirësojë teknologjinë 3D në kompjuterët desktop.

Sipas patentës së konfirmuar ditën e martë nga Zyra e Markës dhe Patentës në SHBA me emrin e thjeshtë “Shfletimi dhe ndërveprimi me dritare të hapura”, bëhet fjalë për një ndërfaqe të re për kompjuterët desktop me një teknologji shumë më të zhvilluar sesa ndërfaqja aktuale tre-dimensionale në Mac e njohur me emrin Cover Flow.

Përsa i përket shfletuesit Safari, ndërfaqja do të mundësojë një shfletim të vërtetë të dritareve derisa të gjendet e duhura.

Vizioni i Apple është gjetja e një metode që do të mundësojë shfaqjen e pjerrët të objekteve ose dritareve. Ndërfaqja e re mund të aktivizohet në kompjuterët desktop nëpërmjet një kombinimi të caktuar në tastierë ose nëpërmjet prekjes në ekran nëse ky i fundit funksionon si i tillë.

Në këtë mënyrë do të jetë shumë e lehtë për përdoruesin që të lokalizoje dritaren e nevojshme dhe pasi ta ketë përzgjedhur atë ose një aplikacion të caktuar, në ekran do të shfaqet menjëherë një menu që do të paraqesë të gjitha komandat e nevojshme. (PCWorld Albanian)

apple-3d-desktop

LEXO EDHE:  Kush është 14 vjeçari që zbuloi problemin e FaceTime

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>