Harduer

Apple po "planifikon" iPhone më të lirë

Publikuar , 02 Mars 2011
0
Apple po "planifikon" iPhone më të lirë

Sipas analistët Toni Sacconaghi, Cook “është paraqitur për të rikonfirmuar nocionin se Apple do të zhvillojë oferta të reja që do të kushtojnë më lirë”. Sacconaghi ka bërë të ditur për telegraph.co.uk se Cook që është duke udhëhequr kompaninë në emër të Steve Jobs dëshiron të sjellë në treg produkte të Apple që do të jenë të kapshme për secilin konsumator.

Komenti i paraqitur sot përkrahë thashethemet e mëhershme se Apple po planifikon një iPhone më të lirë të ashtuquajtur iPhone Nano, që do të paraqitet si një version më i lirë i pajisjes së popullarizuar iPhone që ka pushtuar tregjet e botës. Këto thashetheme sugjerojnë se iPhone Nano do të jetë një pajisje më e vogël dhe më e lehtë se iPhone 4 dhe do të ketë një kapacitet minimal të magazinimit.

Megjithatë Apple ka gjasa të koncentrohet edhe vetëm në reduktimin e çmimit të iPhone, sepse këtë politikë e ka përcjellë me vite me radhë. Qysh prej se ka dalë iPhone i parë origjinal çmimi i tij është reduktuar vazhdimisht dhe pritet që me versionin e ri të pajisjes të ndodh sërish i njëjti shkurtim i çmimit. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Samsung prodhon telefonët me radioaktivitetin më të ulët, Apple, Huawei dhe Xiaomin më të lartin

Lajmet e fundit>