Lajmet

Apple po punon për të sjellë Siri-n në një nivel tjetër performance

Publikuar , 07 Prill 2014
0
Apple po punon për të sjellë Siri-n në një nivel tjetër performance

Apple-hopes-firm-it-acquired-last-year-will-take-Siri-to-the-next-levelPrezantimi i asistentit personal virtual të Microsoft-it, ka bërë që Apple të fillojë të punojë për të sjellë Siri-n në një nivel tjetër. Për ti ndihmuar ata të përmbushin këtë detyrë, Apple është kthyer nga kompania Novauris Technologies, ku Apple e ka blerë këtë firmë vitin e kaluar, megjithëse asnjëherë nuk është njoftuar.

Apple i është kthyer blerjes së saj për të përmirësuar njohjen e të folurit për Siri-n. Novauris ka punuar edhe më parë në fjalor të njohjes automatike të zërit, për të ndihmuar leximin e informacionit në pajisjet mobile.

Produktet e Novauris Technologies mund të kërkojnë në listën e kontakteve të telefonit, në aplikacionet, në muzikën dhe navigimin. Po ashtu mund të kërkojë edhe brenda dyqanit të aplikacioneve të Apple AppStore për një aplikacion specifik.

Tashmë ekziston një lidhje mes Novauris dhe Siri-t. Kur Siri u lançua me iPhone 4S në vitin 2011, mbështetej nga Nuance, e cila kishte blerë Dragon Systems. Apple po shpreson që Siri të përmirësohet jo vetëm të mund Google Now, por edhe Cortana-n. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bill Gates: Steve Jobs bënte "magji"

Tags >

Applesiri
Lajmet e fundit>