Harduer

Apple pranë blerjes së biznesit të modemëve 5G të Intel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Intel tentoi të gjente një blerës për biznesin e modemëve dhe Apple është shfaqur si blerësi më serioz. Përpara se Apple dhe Qualcomm të gjenin një marrëveshje, Intel ishte furnizuesi i vetëm me modemë rrjeti për iPhone. Apple pranë blerjes së biznesit të modemëve 5G të Intel

Apple mund të jetë pranë një marrëveshje për të blerë projektin e braktisur të modemëve 5G të Intel për 1 miliardë dollarë raportoi Wall Street Journal ditën e Hënë dhe mund të bëhet publike që nga java e ardhshme.

Në Prill Intel tha se do të tërhiqej nga biznesi i modemeve 5G pasi Apple arriti një akord me Qualcomm që do të rikthente modemët e këtij të fundit tek iPhone.

CEO i Intel tha se pa Apple si një konsumatorë, nuk shihte të ardhme për biznesin e modemëve 5G.

Atë kohë Apple kishte arritur të përfundimin se Intel nuk mund të ofronte një modem 5G brenda afateve duke u detyruar të “pajtohej” me Qualcomm pas disa betejash ligjore.

Intel tentoi të gjente një blerës për biznesin e modemëve dhe Apple është shfaqur si blerësi më serioz. Përpara se Apple dhe Qualcomm të gjenin një marrëveshje, Intel ishte furnizuesi i vetëm me modemë rrjeti për iPhone.

Apple ka qenë i vetmi prodhues telefonësh që ka përdorur modemët e Intel ndërsa çdo prodhues telefonësh Android përdor teknologjinë e Qualcomm.

Ndërsa Apple ka një marrëveshje me Qualcomm për disa vite, qëllim i final i kompanisë është të prodhojë vetë modemët siç ka bërë me procesorët, grafikat dhe së fundit me çipet e rrjeteve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Gallery Go është një aplikacion i lehtë për menaxhimin e fotove në Android

Lajmet e fundit>