Lajmet

Apple prezantoi shërbimin me pagesë të lajmeve News+

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Mars 2019
0
Shërbimi është i disponueshëm nga dita e sotme në SHBA dhe Kanada. Në fund të vitit Apple News+ do të vijë edhe në Evropë duke filluar me Britaninë. Apple prezantoi shërbimin me pagesë të lajmeve News+

Ditën e Hënë Apple prezantoi një version të rimodeluar të aplikacionin të lajmeve Apple News i cili tashmë përfshin edhe një shërbim premium me pagesë quajtur Apple News+ i cili ofron akses në 300 gazeta dhe revista për 9.99 dollarë në muaj.

Ky shërbim përfshin tituj si Bon Appetit, People, Vogue, National Geographic, ELLE, Glamour së bashku me publikues si Wall Street Journal dhe Los Angeles Times.

Abonentët e Apple News+ do të aksesojnë numrat aktual por edhe të kaluar të revistave si The Atlantic, Better Homes and Gardens, Bon Appetit, Conde Nast Traveller, ELLE, Entertainment Weekly, ESPN The Magazine, Esquire, Food and Wine, Good Housekeeping, GQ, Health, InStyle, Martha Stewart Living, National Geographic, New York, The New Yorker, The Oprah, Parents, People, Real Simple, Rolling Stone, Runner’s World, Sports Illustrated, TIME, Travel+Leisure, Vanity Fair, Vouge, WIRED dhe Woman’s Day.

Publikues të tjerë lajmet që janë pjesë e planin përmendim theSkimm, Grub Street, The Highlight by Vox, The Cut, Vulture dhe Toronto Star.

Kombinuar së bashku gjithë këto revista dhe gazeta do të kushtonin 8,000 dollarë në vit.

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook tha se Apple News është aplikacioni numër 1 në botë i lajmeve edhe pse është e paqartë sesi e ka matur këtë performancë.

Shërbimi është i disponueshëm nga dita e sotme në SHBA dhe Kanada. Në fund të vitit Apple News+ do të vijë edhe në Evropë duke filluar me Britaninë.

Muaji i parë ofrohet falas dhe më pas vijon me pagesë. Kur abonoheni, gjithë familja juaj mund të aksesojë gazetat dhe revistat përmes Apple Family Sharing.

Apple thotë se shërbimi do ti shkarkojë grupet e artikujve dhe më pas të përdorë inteligjencën e pajisjeve, iPhone ose iPad për të dërguar rekomandime. Kjo do të thotë se Apple nuk e di çfarë ju lexoni e as nuk do ti lejojë reklamuesit tju gjurmojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Flagshipi i ardhshëm i OnePlus nuk do të ketë kufje 3.5mm

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>