Harduer

Apple prezanton gjeneratën e re të kufjeve wireless

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Tetor 2019
0
AirPods Pro kanë dy mikrofonë në secilin prej tyre dhe softuer i cili vazhdimisht adapton nivelet e zhurmës tek veshi. Apple prezanton gjeneratën e re të kufjeve wireless

Pas disa muajsh spekulime, Apple nuk priti aktivitetin e radhës për të prezantuar versionin e ri të kufjeve AirPods.

Ato quhen zyrtarisht AirPods Pro dhe modeli i ri vjen me teknologjinë e anulimit të zhurmave dhe akses në asistentin virtual Siri për 249 dollarë.

Ndryshimi më i madh në dizajn është shtimi i silikonit i cili siguron izolim më të mirë. Apple thotë se AirPods ofrojnë cilësi zëri superiore me funksion audio të quajtur “Adaptive EQ.”

Sipas kompania ky funksion automatikisht përshtat frekuencat e larta dhe të ulëta për tju përshtatur veshit të njerëzve ë ndryshëm.

Gjithashtu në bord është një amplifikator i cili prodhon zë shumë të qartë dhe jetëgjatësi baterie të shtuar.

Por gjëja e madhe që kufjet sjellin është teknologjia e reduktimit të zhurmave. AirPods Pro kanë dy mikrofonë në secilin prej tyre dhe softuer i cili vazhdimisht adapton nivelet e zhurmës tek veshi.

Një mikrofon analizon zhurmën e ambientit ndërsa tjetri përdoret për të kapur zhurma të padëshiruara. Apple thotë se realizohen 200 analiza për sekonda. Një teknologji të tillë e ofron Beats.

në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë Apple thotë se ato qëndrojnë për 5 orë por kur teknologjia e eliminimit të zhurmave nuk është aktive. Përndryshe jetëgjatësia bie në 4.5 orë.

AirPods Pro dalin në shitje më 30 Tetor për 249 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ka shkelur tre patenta të Qualcomm thotë një gjykatë Amerikane

Lajmet e fundit>