Harduer

Apple prezanton gjeneratën e tretë të AirPods

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Tetor 2021
Edhe pse kompanitë e tjera përditësojnë ose lançojnë disa modele brenda një vitit, Apple nuk ka ndryshuar asgjë në dy vitet. Apple prezanton gjeneratën e tretë të AirPods

Popullariteti i kufjeve wireless Apple AirPods nuk mund të mohohet, por modeli standard kishte kohë që i nevojitet një rifreskim.

Prezantuar në pranverën e 2019-ës, gjenerata e dytë e kufjeve wireless solli përmirësime ku lidhja me smartfonin bëhej më shpejtë, përdorim përmes Siri dhe karikim wireless.

Edhe pse kompanitë e tjera përditësojnë ose lançojnë disa modele brenda një vitit, Apple nuk ka ndryshuar asgjë në dy vitet.

Të Hënën në evenimentin Unleashed, Apple debutoi gjeneratën e tretë të AirPods me një dizajn të përmirësuar, audio hapësinore, Adaptive EQ dhe konfigurim me një prekje.

Apple thotë se kufjet kanë certifikimin IPX4 të rezistencën ndaj ujit. Sa i përket jetëgjatësisë së baterisë, Apple premton 30 or përdorim së bashku me kasën e cila ka teknologjinë MagSafe.

Me gjeneratën e tretë Apple ka sjelle audion hapësinore me teknologjinë e gjurmimit të kokës. Gjatë thirrjeve në FaceTime zërat do të dëgjohen sikur vinë nga drejtimi ku është pozicionuar personi në ekran.

Kompania thotë se kufjet kanë mbështetje për AAC-ELD që përmirëson cilësinë e zërit dhe thotë se mikrofonët janë mbuluar me një mesh akustik për të reduktuar zhurmën e erës.

Së fundi Apple ka pajisur kufjet e reja me Adaptive EQ. Me këtë teknologji tingujt ndryshojnë nivelin në kohë reale. Gjenerata e tretë e AirPos del në shitje më 26 Tetor për 179 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndryshime të mëdha po vinë në iOS 15 për iPhone dhe iPad