Lajmet

Apple prezanton iOS 14, frymëzohet prej Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2020
0
iOS 14 do të funksionojë me iPhone 6S ose më shumë, ose e thënë thjeshtë me të gjitha pajisjet që kanë arritur të jenë pjesë e listës së iOS 13 debutuar vitin e kaluar. Apple prezanton iOS 14, frymëzohet prej Android

Apple prezantoi në skenën virtuale të WWDC 2020 iOS 14 duke dhënë një pamje të qartë të versionit më të fundit të softuerit për iPhone i cili sjell ndryshimin më të madhe ndër vite në ekranin Home.

Widget të cilat kanë qenë të disponueshëm në seksionin Today, në iOS 14 mund të vendosen edhe në ekranin kryesor Home ngjitur me aplikacionet. Për ti shtuar përdoruesit duhet të vizitojnë “widget gallery” ku edhe mund ti përshtatin.

Apple gjithashtu prezantoi një pamje “App Library” e cila grumbullon aplikacionet në grupe dhe lista. Falë pamjes së re, përdoruesit tashmë mund të fshehin disa aplikacione nga ekrani kryesor.

Është e ngjashme me metodën që ndjek Android por me disa opsione inteligjente shtesë si për shembull grupimi i lojërave Arcade në një grup të vetëm.

Një tjetër funksion shumë i rëndësishëm, Apple shtoi picture-in-picture në nivel sistemi. Si në macOS, videot do të luhen mbi aplikacionet dhe madhësia e tyre mund të ndryshohet sipas preferencave të përdoruesit duke vijuar të luhen në sfond. Funksionon edhe me thirrjet FaceTime.

“App Clip” është një tjetër funksion i cili u jep mundësinë përdoruesve të aksesojnë pjesë të ndryshme të aplikacioneve pa pasur nevojë ti instalojnë plotësisht.

Përshembull aksesimi i një aplikacioni parkimi përmes NFC. App Clips funksionon me sistemin e identifikimit Apple ID pa pasur nevojë të krijohen llogari të reja.

Risi në iOS 14 është opsioni për të përcaktuar e-mail-in dhe shfletuesin kryesor të përdoruesve dhe pse Apple nuk ka dhënë më shumë detaje. Asistenti virtual Siri kur aktivizohet në vend që të mbulojë gjithë ekranin tashmë shfaqet vetëm në fund të tij. Siri gjithashtu është i aftë të dërgojë mesazhe audio.

LEXO EDHE:  TikTok ka pasur një problem kritik sigurie për të cilin askush nuk kishte dijeni

Edhe thirrjet FaceTime do të shfaqen në ekran në formë dritareje “pop-up” në vend që ta zënë plotësisht. Apple prezantoi një aplikacion të ri Translate i integruar në iOS. Përdoruesit mund të përkthejnë në 11 gjuhë të ndryshme si: Anglisht, Kineze, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Italisht, Japoneze, Koreane, Arabe, Portugeze dhe Ruse.

Aplikacioni iMessages është pajisur me opsione të reja në iOS 14. Tashmë mund të ngjisni kontakte dhe biseda në krye të aplikacionit. Gjithashtu ka aksesorë të rinj memoji, biseda të grupuara dhe njoftime për përmendjet “@mentions.”

Apple Maps ka guida të reja të kuruara nga kompanisë si Zagat dhe AllTrails duke gjeneruar rekomandime më të mira për vendet e reja. Hartat janë pajisur me korsitë e biçikletave, drejtime të dedikuara, shkalla dhe rrugë.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm i iOS 14 është teknologjia NFC për CarPlay. Esencialisht mund të përdorni smartfonin si çelës për tu kyçur në makinë, teknologji e cila bëhet e disponueshme fillimisht me makinat BMW 5 Series të 2021.

iOS 14 ka edhe shtesa të vogla si shfletuesi Safari tashmë njofton përdoruesit nëse kanë qenë subjekt hakimi. Zyrtarisht sistemi operativ debuton në Vjeshtë krahas modeleve të reja të iPhone. iOS 14 do të funksionojë me iPhone 6S ose më shumë, ose e thënë thjeshtë me të gjitha pajisjet që kanë arritur të jenë pjesë e listës së iOS 13 debutuar vitin e kaluar. /PCWorld Albanian