Biznes

Apple prezanton iPhone 13 më 14 Shtator

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2021
Tradicionalisht Apple prezanton iPhone e rinj në Shtator. Por vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Apple zbuloi iPhone 12 në Tetor. Apple prezanton iPhone 13 më 14 Shtator

Apple dërgoi ditën e Marte një ftesë për mediat duke i ftuar të marrin pjesë në një eveniment më 14 Shtator kur pritet të lançojë iPhone e rinj.

Kompania gjithashtu mund të zbulojë modele të reja Apple Watch dhe AirPods. Orët inteligjente të Apple debutojnë mbi baza vjetore ndërsa kufjeve wireless AirPods ju kishte ardhur koha për një rifreskim.

Lançimi do të transmetohet në uebsajtin e Apple. Që prej pandemisë kompania ka mbajtur aktivitetet vetëm virtualisht. Tradicionalisht Apple prezanton iPhone e rinj në Shtator. Por vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Apple zbuloi iPhone 12 në Tetor.

Evenimenti i shtatorit u përdor për të prezantuar Apple Watch Series 6, Apple Watch SE dhe modelet e reja iPad. Modelet e iPhone të këtij viti do të jenë thuajse identikë me me modelet e kaluara ndërsa ekrani do të zërë më shumë hapësirë në pjesën ballore me reduktimin e madhësisë së “notch.”

Ndërsa Apple Watch pritet të pësojë ridizajnimin e parë madhor që prej 2015 kur debutoi për herë të parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook masa të ashpra për grupet