Harduer

Apple prezanton laptopin i cili do ti japë fund problemeve të MacBook me tastierat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Nëntor 2019
0
Apple prezanton laptopin i cili do ti japë fund problemeve të MacBook me tastierat

Apple prezantoi ditën e Mërkure një laptop të ri, modelin 16-inç MacBook Pro i cili do të zëvendësojë laptopët e rangut të lartë 15-inç MacBook Pro.

Por ajo që më së shumti ka rëndësi është tastiera e ridizajnuar e Apple për herë të parë që prej 2015.

Dhe ky është lajm i madh sepse tastierat e kaluara të MacBook kishin një mekanizëm të quajtur flutur i cili ksihte një mal me probleme.

Me premtimin se problemet me tastierën janë rregulluar, dhimbjet e kokës për Apple gjithashtu mund të largohen.

Ja çfarë duhet të dini për MacBook Pro e ri 16-inç i cili do të shitet me çmim bazë prej 2,399 dollarë.

Tastiera

Apple u kritikua ashpër nga ekspertët e industrisë sepse shpenzoi katër vite duke prodhuar një tastierë laptopi i cili keqfunksiononte për të gjithë përdoruesit. Kjo gjeneratë tastierash mund të ketë qenë një prej produkteve më të këqija në historinë e kompanisë.

Me 16-inç MacBook Pro Apple ka një stil të ri i cili kthehet drejt dizajnit të tastierave të vjetra. Në testimet e para analistët shprehen të kënaqur por vetëm koha do të tregojë.

Kompania pretendon se ka krijuar tastierën më të mirë për një MacBook ndonjëherë. Për këtë ka përdorur inspirimin e tastierës Magic Keyboard për desktopët Mac. Butonët janë më të thellë, që do të thotë se mund të ndjeni më shumë kur i shtyni.

Së fundi Apple shtoi një buton “ESC” në tastierë duke shkurtuar panelin me prekje “Touch Bar” në krye.

Një eksperiencë e mirë por e shtrenjtë

Por ka shumë më tepër për tu thënë për laptopin. Modelet MacBook Pro janë ndërtuar për ata që duan më shumë fuqi por edhe ekrane më të mira për editime fotosh dhe videosh. Ekrani është shumë i rëndësishëm për këtë kategori përdoruesish prandaj Apple e bëri ekranin më të madh në një laptop me përmasa të modelin 15-inç MacBook Pro.

LEXO EDHE:  Interneti 4G i Vodafone Albania do të bëhet shumë më i shpejtë

Kjo do të thotë se kornizat e ekranit janë 34% më të vogla se me versionet e kaluara. Është ekran i mprehtë, me shkëlqim të lartë. Apple thotë edhe për këtë komponent se është më i miri që ka prodhuar ndonjëherë.

Apple ka shtuar gjeneratën e 9-të të procesorëve Intel dhe përmirësuar grafikat nga AMD 5300 në 5500. Kompania ka rritur fuqinë dhe jetëgjatësinë e baterisë. Modeli i kaluar kishte 10 orë ndërsa MacBook Pro 16-inç plot 11 orë. Peshon 1.9 kilogram.

Porta USB-C mund të karikojë baterinë në 2.5 orë. Përveç tastierës një risi e këtij modeli janë altoparlantët e ri të cilët tingëllojnë si në asnjë laptop tjetër. Mikrofoni i brendshëm është përmirësuar gjithashtu dhe Apple thotë se është i mjaftueshëm për të regjistruar podcast pa asnjë aksesor shtesë..

Por ka disa gjëra që nuk kanë ndryshuar si trackpadi që i është i njëjti. Përdoruesit od të marrin katër porta USB-C dhe kamerat FaceTime që nuk kanë ndryshuar me vitin e kaluar.

Çmimi dhe disponueshmëria e MacBook Pro 16-inç

Apple do të shesë dy modele të MacBook Pro 16-inç të cilat mund ti përmirësoni me memorie shtesë e cila rrit çmimin në mënyrë drastike. Për shembull mund të shtoni deri në 8TB memorie, më e larta e vendosur ndonjëherë në një laptop.

Konfigurimi bazë prej 2,399 dollarë vjen me procesor Intel Core 6-bërthama, 512GB SSD dhe grafika ADM Radeon 5300. Një model 2,799 dollarësh përfshin procesor me 8-bërthama, 1TB memorie dhe grafika AMD 5500. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>