Lajmet

Apple prezanton një mënyrë praktike për organizimin e uebfaqeve

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Apple prezanton një mënyrë praktike për organizimin e uebfaqeve

apple-array-patent-filingSa më shumë uebfaqe të hapni brenda shfletuesit aq më i vështirë bëhet navigimi on line. Për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve, Apple ka menduar të ofrojë një zgjidhje të cilën e ka prezantuar në mënyrë të detajuar në një prej patentave më të fundit që ka siguruar.

Patenta e titulluar “Navigimi me anë të gjesteve midis komponentëve të ndryshme të përmbajtjes” prezanton një teknologji të re që do të paraqesë të listuara faqet e ndryshme (tabs) të hapura në një shfletues ku përdoruesi do mundë të zgjedhë atë që i duhet për momentin.

Në kompjuterët desktop faqet e hapura vendosen njëra pas tjetrës, por kjo nuk mund të jetë më një mënyrë e përshtatshme kur bëhet fjalë për hapjen e një numri shumë të madh faqesh pasi është e vështirë që të kontrollohen.

Mendimi i Apple është që të hapë faqet e listuara në një tabelë më vete dhe përdoruesi t’i shohë ato me radhë. Ideja është interesante, por nuk duket të jetë plotësisht inovative pasi një opsion i ngjashëm ekziston tashmë në Safari.

Megjithatë synimi i Apple është që t’a përdorë këtë opsion përtej shfletuesve. Kompania mendon se do të ishte mirë që përdoruesi të ketë mundësi të kontrollojë me lehtësi format e ndryshme të përmbajtjes që mund të jenë hapur si p.sh faqet ueb, një dokument në word, një foto etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  55% e përdoruesve mbajnë telefonët pa i ndërruar për 3 deri në 5 vite

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>