Lajmet

Apple prezanton zyrtarisht iPad-in 128 GB

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Apple prezanton zyrtarisht iPad-in 128 GB

Deri dje ishte thashethem, ndërsa sot është e vërtetë: Apple do të lançojë një version të iPad-it me 128 GB hapësirë të brendshme kujtese.

Pajisja e re do të jetë praktikisht identike me iPad-in aktual, pra versionin e katërt, vetëm se do të ketë më tepër memorie.

Deri tani, iPad ofrohet në versionet me 16 GB, 32G B dhe 64 GB.

“Duke pasur dyfishin e hapësirës së kujtesës ka më tepër mundësi për të instaluar mes 300 000 aplikacioneve të krijuara posaçërisht për iPad.

Në këtë mënyrë, ndërmarrjet, mësuesit dhe artistët kanë më tepër arsye për ta përdorur iPad-in në punë dhe në jetën e tyre personale”,- shprehet Philip Schiller, zëvendës president i lartë në Apple për sektorin e marketingut botëror.

iPad-i i ri do të ketë gjithashtu edhe një çmim të kripur. Versioni vetëm me Wi-Fi do të kushtojë 799 $, ndërsa ai me Wi-Fi + LTE do të kushtojë 929 $, duke e bërë kështu ndër tabletët më të shtrenjtë në treg.

Të dyja do të jenë të disponueshme duke filluar nga data 5 shkurt. (PCWorld Albanian)

iPad

LEXO EDHE:  Pse kemi nevojë për iPad Mini të ri dhe kur do të vijë?

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>