Harduer

Apple pritet të nxjerrë MacBook Retina në fillim të vitit 2014

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Apple pritet të nxjerrë MacBook Retina në fillim të vitit 2014

apple MacBookPara eventit që pritet të dalin pajisjet e reja të Apple në treg, ekzistojnë disa raporte ku thuhet se vitin tjetër pritet të dal MacBooks i ri me specifikime tejet të reja.

Në lajmërimin e nxjerrë nga 9to5Mac, analisti i Sigurimeve KGI Ming-Chi-Kuo parashikon se Apple do të nxjerrë një MacBook Retina në fillim të tremujori të dytë apo të tretë të vitit 2014. Raporti pretendon se laptopi do të karakterizohet nga një dizajn totalisht i ri.

Gjithsesi kjo pajisje nuk është emërtuar si MacBook Air apo MacBook Pro,pra nuk është e qartë nëse do kemi një kategori të ri laptopësh apo do të jetë vazhdimësi e modeleve ekzistuese.

Përveç fjalëve të dala nga MacBook, Ming-Chi Kuo raporton se Apple mund të nxjerrë një iMac me kosto të ulët kryesisht në të njëjtën periudhë që pritet të dal edhe MacBook i ri.

Gjithashtu pritet të dal në vitin 2014 edhe gjenerata e gjashtë e iPad 9.7 inç me një PPI (piksel/inc) 30-40% më të lartë se Retina iPad.

Normalisht që vetëm Apple e di se çfarë ka planifikuar për 2014. Por Ming-Chi Kuo ka një grup të madhëregjistrimesh që e çojnë drejt këtyre parashikimeve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Spotify ka 87 milion abonentë me pagesë

Lajmet e fundit>