Lajmet

Apple probleme me shërbimin iMessage dhe Facetime

Publikuar , 10 Prill 2013
0
Apple probleme me shërbimin iMessage dhe Facetime

appleApple ka njohur problemet që kanë dal në sistemin e iMessage dhe ka njoftuar në faqen e saj iCloud që disa përdorues mund të kenë probleme si me iMessage ashtu edhe me Facetime.

Nga analiza e postimeve në Twitter një grup shumë i madh njerëzish kanë hasur probleme. Shërbimi iCloud i Apple u rrit me 31.5% vetëm muajt e fundit, pra diku te 250 milionë përdorues të cilët dërgonin rreth 2 miliardë iMessage në ditë.

Apple si një kompani ofruese shërbimesh ka përgjegjësinë për ta trajtuar sa më mirë problemin për të patur një zgjidhje në kohë reale. Nëse kërkon realisht që iMessage të jetë një metodë lider komunikimi, duhet që ajo të punojë 100% të kohës.

Gjithsesi përgjithësisht është një shërbim i mirë, por ka akoma probleme që nevojiten të rregullohen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>