Analiza

Apple prodhuesi më i madh i veshjeve elektronike, parakalon Fitbit dhe Xiaomi

Publikuar , 09 Mars 2018
0
Gjatë tre mujorit të katërt të vitit, Apple shiti 8 milion Apple Watch ndërsa Fitbit vetëm 5.4 milion njësi. Apple prodhuesi më i madh i veshjeve elektronike, parakalon Fitbit dhe Xiaomi

Ndërsa kërkesa për veshje elektronike rritet dita ditës, Apple ka fituar një rol akoma edhe më të rëndësishëm në hapësirën e re duke lënë pas rivalët Fitbit dhe Xiaomi raportoi IDC.

Apple ka dominuar tre mujorin e tretë të 2017-ës duke zënë 21% të tregut. Krahasuar me 2016-ën kur rivali Fitbit shiste dyfishin e pajisjeve, Apple shiste edhe më pak sesa Xiaomi.

Madje shitjet e Xiaomi po rriteshin më shpejt se ato të Apple.

Gjatë tre mujorit të katërt të vitit, Apple shiti 8 milion Apple Watch ndërsa Fitbit vetëm 5.4 milion njësi.

Gjatë gjithë vitit Apple shiti 17.7 milion njësi, ndjekur nga Xiaomi me 15.7 milion njësi dhe Fitbit me 15.4 milion njësi.

Së bashku kompanitë shitën 37.9 milion njësi gjatë tre mujorit të katërt. Afro 40% e veshjeve elektronike të shitura vinë nga prodhuesit e vegjël. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet fitimi i OTE, Telekom Albania arrin në 1.9 milion abonentë

Lajmet e fundit>