Lajmet

Apple publikoi betan e gjashtë publike të iOS 10.3

Publikuar , 14 Mars 2017
0
Apple publikoi ditën e sotme versionin e gjashtë beta të iOS 10.3, një përditësim madhor i cili do të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit e iOS 10-ës javët e ardhshme. Apple publikoi betan e gjashtë publike të iOS 10.3

Kjo beta erdhi pak orë pas publikimit të versionin beta për zhvilluesit dhe një javë pas betas së pestë publike. Ndërsa zhvilluesit duhet të paguajnë që të jenë pjesë e programit, betat publike janë të disponueshme për të gjithë për Programit Beta Software.

Sa i përket versionin të gjashtë beta, vihet re një rritje e performancës në terësi ku janë adresuar kryesisht dhe mbase vetëm rregullimet gabimesh. Veçoritë e reja mungojnë në këtë ndërtim.

Ndërkaq beta e pestë solli sistemin e ri të skedarëve APFS për të zëvendësuar atë HFS+. Ky sistem i ri ka rritur ndjeshëm performancën e sistemit operativ. Në të njëjtën kohë hapja dhe mbyllja e aplikacioneve është një proces më i embël.

Nëse doni të provoni këtë version atëherë ju ftojmë ti bashkohen programit beta në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dhe Google nën presion për të hequr aplikacionin e gjurmimit të femrave në Arabinë Saudite

Lajmet e fundit>