Lajmet

Apple publikoi versionet e para të iOS 13, macOS Catalina dhe iPad OS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Qershor 2019
0
Megjithatë kjo ka një kosto sepse duhet të duroni problemet që mund të hasni me një sistem operativ i cili është ende në zhvillim e sipër dhe në fazë eksperimentale. Apple publikoi versionet e para të iOS 13, macOS Catalina dhe iPad OS

Tashmë keni shansin të provoni të ardhmen e softuerit të Apple pa u regjistruar si një zhvillues. Apple lançoi betat e para publike të iOS 13, iPadOS dhe macOS Catalina duke u dhënë përdoruesve një shije të asaj çfarë po vjen në Vjeshtë.

Megjithatë kjo ka një kosto sepse duhet të duroni problemet që mund të hasni me një sistem operativ i cili është ende në zhvillim e sipër dhe në fazë eksperimentale.

iOS 13 sjell “Dark Mode” si dhe përditësime të mëdha të aplikacioneve Mail, Maps, Notes dhe Reminders. Gjithashtu përdoruesit do të përfitojnë nga funksioni i ri i shfletimit inteligjent të fotove, pakove të reja Memoji, një zë Siri të përmirësuar dhe hapje më të shpejtë të aplikacioneve.

Apple Maps vjen me pamjen e re të ngjashme me Google Street View që e quan Look Around. Aplikacioni Mail është përshtatur për transformimet e tekstit. Safari ka një menu të re cilësimesh për uebsajtet. Aplikacioni i menaxhimit të skedarëve Files ka funksione të stilit desktop.

Së bashku me iOS 13 erdhi edhe beta e parë publike e iPadOS, sistemit të ri operativ të Apple përshtatur për tabletët. Përveç veçorive të marra nga iOS, përdoruesit do të shohin një ndërfaqe shtëpie më të ngjeshur, shfletim të kategorisë desktop, dhe mundësinë për të hapur disa instanca të një aplikacioni të vetëm.

Gjithashtu ky sistem operativ sjell mbështetje për hapësirat e jashtme të memories dhe funksione të tjera disponueshme në desktop.

Për macOS Catalina, përditësimet janë fokusuar tek aplikacionet kryesisht. Aplikacionet Music, Podcasts and TV janë ndaras. Sistemi operativ mund të kontrollohet përmes zërit si dhe me macOS Catalina mund të përdorni iPad si një ekran dytësor. Disa funksione për zhvilluesit si Projekti Catalyst do të mundësojnë portimin e aplikacioneve nga iOS në Mac pa qenë nevoja e ndërtimit të tyre nga e para për përdorim në desktop. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chati mund të rikthehet në aplikacionin kryesor të Facebook

Lajmet e fundit>