Lajmet

Apple publikon raportin e transparencës, Gjermania më numrin më të lartë të kërkesave për informacion

Publikuar , 21 Dhjetor 2018
0
Sipas raportit, i cili mbulon gjysmën e parë të vitit, Apple ka marrë 33,342 kërkesa nga qeveritë e vendeve, një rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Apple publikon raportin e transparencës, Gjermania më numrin më të lartë të kërkesave për informacion

Në raportin vjetor të Apple të transparencës, kompania zbuloi kërkesat për të dhëna personale nga qeveritë në mbarë botën.

Së bashku e publikimin e raportit, kompania lançoi një uebsajt të ri të dedikuar me një pamje unike e cila bën më të thjeshtë të gjeni atë çfarë po kërkoni.

Nëse jeni një fans i metodave të vjetra, mund të shkarkoni PDF me të njëjtat të dhëna.

Sipas raportit, i cili mbulon gjysmën e parë të vitit, Apple ka marrë 33,342 kërkesa nga qeveritë e vendeve, një rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kërkesat mbulonin 163,823 pajisje. Gjermania ishte vendi me numrin më të lartë të kërkesave ku shumica kishin të bënin me telefonë të vjedhur.

Ky vend ka dërguar 13,704 kërkesa për 26,160 pajisje.

SHBA-të vinë në vendin e dytë me 4,570 kërkesa për 14,911 pajisje.

Së fundi ka pasur 4,177 kërkesa për llogaritë globale ku prekeshin 40,641 pajisje. Kina është vendin që ka kontribuar më së shumti në rritjen e kësaj statistike. /PCWorld Albanian

Raporti i Transparencës

LEXO EDHE:  Apple humbet një ekzekutiv shumë të rëndësishëm

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>