Lajmet

Apple publikon versionin 13.5 të iOS dhe iPadOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2020
0
iOS 13.5 vjen me API e krijuar nga Apple dhe Google përmes të cilët autoritetet e shëndetit publik mund të krijojnë aplikacione të afta për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit. Apple publikon versionin 13.5 të iOS dhe iPadOS Photo Source: Apple Insider

Apple ditën e sotme lançoi iOS dhe iPadOS 13.5 me përditësime madhore pothuajse një muaj pasi kishte lëshuar versionin 13.4.1 të sistemeve operative.

iOS 13.5 është një përditësim i cili fokusohet kryesisht tek shëndeti dhe që kanë të bëjën me krizën e shëndetit me të cilën po përballet bota sot.

Versionet e fundit mund ti shkarkoni duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Gjithashtu kompania publikoi versionin iOS 12.4.7 të sistemit operativ për modelet e vjetra me përditësime kryesisht sigurie.

iOS 13.5 vjen me API e krijuar nga Apple dhe Google përmes të cilët autoritetet e shëndetit publik mund të krijojnë aplikacione të afta për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit.

Është një teknologji e bazuar në Bluetooth dhe do të inkorporohet tek aplikacionet e shëndetit.

Përdoruesit mund të përzgjedhin nëse duan ta aktivizojnë ose jo. Aplikacionet që përdorin “Exposure Notification API” do të shfrytëzojnë Bluetooth për të komunikuar mes smartfonëve të njerëzve përreth jush.

iOS 13.5 e bën më të lehtë aksesimin e smartfonit përmes Face ID edhe nëse keni një maskë të veshur. Me këtë version nëse sistemi operativ identifikon përdorimin e një maske që mbulon fytyrën, do të tregojë më shpejtë hapësirën për vendosjen e fjalëkalimit.

Apple ka përmirësuar edhe thirrjet në grup në FaceTime duke shtuar një opsion që automatikisht rrit madhësinë e videos së personit që po flet për momentin. Opsioni tjetër “Automatic Prominence” i bën videot e të gjithë pjesëmarrësve në grup në të njëjtën madhësi. Duke prekur mbi njërën prej atyre, videoja zmadhohet.

Në Apple Music, një funksion i ri bën të mundur shpërndarjen e këngëve të direkt në historitë e Instagram.

LEXO EDHE:  Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

Së fundi përditësimi adreson dy probleme kritike sigurie të cilët prekin aplikacionet Mail në iPhone dhe iPad. Një prej këtyre problemeve lejonte hakerët të kompromentonin iPhone me maluer thjeshtë duke dërguar një e-mail ndërsa e dytë bën të mundur ekzekutim kodi në distancë.

iOS 13.5 mund të jetë një prej versioneve të fundit të iOS 13 ndërsa përgatitemi për iOS 14. Apple do ta prezantojë këtë të fundit në 22 Qershor kur mbahet Konferenca e Zhvilluesve WWDC online. /PCWorld Albanian