Harduer

Apple raportohet se ka planifikuar një MacBook Air 15-inç në 2023

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2022
Çipi i ri M2 Max do të ofrojë 12 bërthama procesorike, 38 bërthama grafike krahasuar me 10 bërthamat procesorike dhe 32 grafike të M1 Max. Apple raportohet se ka planifikuar një MacBook Air 15-inç në 2023

Apple MacBook Air M2 mund të jetë vetëm fillimi i epoke të re për laptopët e kompanisë. Bloomberg thotë se Apple do të lançojë një MacBook Air 15-inç duke filluar nga vera e 2023.

Kompania mund të rikthehet edhe tek laptopët e vegjël. Raportohet se është duke punuar në një laptop 12-inç që mund të debutojë në 2023 ose 2024.

Nëse ju mungon MacBook i 2015-ës por dëshironi që të ketë një harduer modern dhe tastierë cilësore, me shumë gjasa ëndrra juaj do të plotësohet së shpejti.

Burimet e Bloomberg thonë se Apple do të përditësojë MacBook Pro 14 dhe 16-inç në fund të 2022 me procesorët e rinj M2 Pro dhe M2 Max. Por ekziston mundësia që të shtyhen për në 2023.

Çipi i ri M2 Max do të ofrojë 12 bërthama procesorike, 38 bërthama grafike krahasuar me 10 bërthamat procesorike dhe 32 grafike të M1 Max.

Nuk përjashtohet që një model Air më i madh të zbulohet gjithashtu. Apple konfirmoi në WWDC 2022 se Air ishte laptopi më i shitur dhe një model 15-inç do të tërhiqte akoma më shumë konsumatorë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çmimet e kartave grafike po rikthehen në normalitet