Biznes

Apple raporton fitime dhe të ardhura rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Janar 2022
Edhe Mac gjeneroi 2 miliardë dollarë më shumë të ardhura nisur edhe nga çipet e reja M1 duke prekur rekordin e 10.9 miliardë dollarëve. Apple raporton fitime dhe të ardhura rekord

Ka qenë një tre mujor i jashtëzakonshëm për Apple ndërsa kompania publikoi raportin më të fundit financiar për tre mujorin e fundit të 2021.

Apple raportoi një fitim prej 34.63 miliardë dollarë me një rritje prej 43.8%. gjatë këtij tre mujori Apple regjistroi të ardhura me vlerë prej 123.9 miliardë dollarë ndërsa kompania shiti më shumë iPhone, Mac, dhe veshje elektronike se asnjë herë më parë.

Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë Apple raportoi 111 miliardë dollarë të ardhura, një tjetër rekord më vete. Të ardhurat nga iPhone ishin 71.6 miliardë dollarë nga 65.6 miliardë dollarë një vit më parë.

Edhe Mac gjeneroi 2 miliardë dollarë më shumë të ardhura nisur edhe nga çipet e reja M1 duke prekur rekordin e 10.9 miliardë dollarëve.

Jo të gjitha produktet thyen rekorde këtë vit. Shitjet e iPad ishin 14% më të ulëta sesa një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Performanca e çipi A15 në iPhone 13 nuk është aq sa Apple e reklamon