Biznes

Apple raporton fitime rekord pas dyfishimit të shitjeve të iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2021
Rezultatet reflektojnë optimizmin që e pret kompaninë në të ardhmen tha ekzekutivi i kompanisë. Apple raporton fitime rekord pas dyfishimit të shitjeve të iPhone

Një rritje e shitjeve të iPhone, veçanërisht në Kinë, kanë dyfishuar fitimet e Apple që prej fillimit të pandemisë.

Rezultatet reflektojnë optimizmin që e pret kompaninë në të ardhmen tha ekzekutivi i kompanisë.

Dyfishimi i shitjeve në Kinë bën që të ardhurat totale të kompanisë për tre muajt e parë të këtij viti të ishin 89.6 miliardë dollarë ndërsa fitimi ishte 23.6 miliardë dollarë. Kemi të bëjmë me një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë ku fitimi ishte 11.3 miliardë dollarë.

Shitjet e Mac dhe iPad gjithashtu rritën me 70 dhe 78% respektivisht. Edhe biznesi i shërbimeve të kompanisë shënoi rekorde të reja nga 13.3 miliardë dollarë në 2020 në 16.9 miliardë dollarë këtë vit.

Vetëm javën e kaluar Apple mbajti aktivitetin e parë për 2021 duke prezantuar produkte të reja përfshirë një variant lejla të iPhone 12, një iMac të ridizajnuar me çipin M1, tabletë iPad Pro të përditësuar dhe një objekt për gjurmimin e sendeve të humbura AirTags. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një maluer kërcënon të gjithë shfletuesit