Harduer

Apple redukton prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR

Publikuar , 09 Janar 2019
0
Muajin e kaluar Apple kishte kërkuar nga furnizuesve të prodhojnë më pak njësi XS, XS Max dhe XR. Apple redukton prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR

Një javë pasi ndryshoi parashikimet për shitjet e tre mujorit të fundit të vitit, Apple ka reduktuar prodhimin e modeleve të reja të iPhone. Reduktimi me 10% do të aplikohet për tre mujorin e ardhshëm Janar-Mars raportoi Nikkei.

Kompania tha se shitjet e dobëta vinë si rezultat i rënies së kërkesës për iPhone në Kinë për shkak të luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve.

Por analistët thonë se shkaku kryesor është çmimi i lartë i iPhone të rinj.

Muajin e kaluar Apple kishte kërkuar nga furnizuesit të prodhojnë më pak njësi XS, XS Max dhe XR.

Kërkesa ishte bërë përpara se Apple të shkurtonte parashikimet.

Volumi i planifikuar i prodhimit për modelet e vjetra por edhe ato të reja është 40 milion deri në 43 milion njësi për periudhën Janar-Mars. Ishin parashikuar nga 47 milion deri në 48 milion. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lapsi Apple Pencil lidhet me tabletin thjesht duke afruar pranë iPad

Lajmet e fundit>