Biznes

Apple refuzoi ofertën nga Sony Pictures për filmin “The Interview”

Publikuar , 25 Dhjetor 2014
0
Apple refuzoi ofertën nga Sony Pictures për filmin “The Interview”

o-the-interview-trailer-facebookNew York Times ka raportuar se Sony Pictures i kishte ofruar kompanisë Apple mundësinë e dhënies së filmit “The Interview” në iTunes. Ky film përmban aktorët e mirënjohur James Franco dhe Seth Rogen (pritet gjithashtu të luajë edhe tek filmi për Steve Jobs) si një talk-show lidhur me vrasjen e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un.

Hakerët pas shkeljes dhe futjes pa autorizim në sistemin e Sony duke marrë disa terabyte informacion, kërcënuan gjithashtu çdo teatër që do të jepte filmin. Zinxhirët e teatrove kombëtare u tërhoqën nga filmi ndaj dhe Sony fillimisht e anuloi filmin “The Interview”.

Më pas studioja menjëherë filloi të kërkojë për shërbime të cilat mund ta transmetojnë filmin në kohë reale, përfshirë këtu edhe iTunes. Por kjo kërkesë nuk u mirëprit nga Kupertino. Gjithsesi lajmet më të fundit tregojnë që ky film kaq i diskutuar do të jepet sot online. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hyjnë në fuqi tarifat e reja celulare, pritet rënien e çmimeve të ofertave

Lajmet e fundit>