Lajmet

Apple refuzon raportin e Bloomberg se janë hakuar nga Kina

Oct 8 2018
0 Shpërndarje
“Mjetet e sigurisë së Apple vazhdimisht skanojnë trafikun hyrës dhe dalë i cili provon nëse ekziston një maluer apo aktivitet keqdashës. Anjëherë nuk kemi vërejtur aktivitet të pazakontë,” tha Stathakopoulos. Apple refuzon raportin e Bloomberg se janë hakuar nga Kina

Kryeshefi i sigurisë i Apple tha përpara Kongresit Amerikan ditën e Dielë se nuk ka gjetur shenja hakimi pas alarmit që ngriti raporti i Bloomberg javën e kaluar.

Zëvendës presidenti për sigurinë pranë Apple George Stathakopoulos tha se kompania ka hetuar rastin dhe nuk ka gjetur prova të cilat konfirmojnë pretendimet e Bloomberg se serverat e Apple prodhuar nga Super Micro përmbajnë “backdoorë” Kinezë.

“Mjetet e sigurisë së Apple vazhdimisht skanojnë trafikun hyrës dhe dalë i cili provon nëse ekziston një maluer apo aktivitet keqdashës. Anjëherë nuk kemi vërejtur aktivitet të pazakontë,” tha Stathakopoulos.

Stathakopoulos vijoi duke thënë se jo vetëm që nuk gjetur diçka të dyshimtë por nuk është kontaktuar asnjëherë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në lidhje me këtë çështje.

Bloomberg citoi 17 burime anonime lidhur me ngjarjen. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>