Harduer

Apple ridizajnon MacBook Pro me ekrane 120Hz, procesorë të rinj dhe MagSafe

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Tetor 2021
Laptopët vinë në modele 14.2 dhe 16.2-inç me rezolucione më të larta. Modeli 14-inç ka rezolucion 3024x1964 ndërsa modeli 16-inç rezolucion 3456x2236. Apple ridizajnon MacBook Pro me ekrane 120Hz, procesorë të rinj dhe MagSafe

Kanë kaluar 5 vite që kur Apple lançoi një version të ridizanuar të MacBook Pro, një laptop që e ekspozoi kompaninë ndaj kritikave që nga problemet me tastierën tek Touch Bar dhe mungesa e portave USB-C.

Dje kompania zbuloi një dizajn të ri të MacBook Pro që duhet të adresojë shqetësimet e përdoruesve me gjeneratën e kaluar.

Laptopët vinë në modele 14.2 dhe 16.2-inç me rezolucione më të larta. Modeli 14-inç ka rezolucion 3024×1964 ndërsa modeli 16-inç rezolucion 3456×2236.

Ekranet ProMotion me frekuencë të lartë rifreskimi prej 120Hz kanë mbërritur gjithashtu. Por laptopët kanë një notch të kamerë njëlloj si iPhone.

Madhësia e tij është sa e një shiriti menuje dhe një element i çuditshëm për një laptop. Të dy modelet kanë teknologjinë mini-LED prezent në iPad Pro 12.9-inç.

Vitin e kaluar kompania zbuloi çipin e parë për kompjuterët. Kësaj here është rikthyer me një model të përmirësuar, M1 Pro me arkitekturë 5-nanometër dhe 10 bërthama ku 8 janë të performancës së lartë dhe 2 të performancës së ulët.

M1 Pro është 70% më i shpejtë sesa M1 dhe vjen me grafika me 16 bërthama. Apple gjithashtu prezantoi çipin M1 Max me dyfishin e bandwidth të memories së M1 Pro dhe 32 bërthama grafike.

M1 Max gjithashtu mbështet deri në 64GB memorie nga 16GB memorie të M1.

Ndryshime drastike ka pasur tek portat e disponueshme. MacBook Pro i ri k atre porta USB-C Thunderbolt por edhe një portë HDMI dhe një portë për kartat SD. Kësaj here mungojnë portat USB-A.

Me modelin e ri vjen një version i konektorit MagSafe. Sistemi i kamerave është përmirësuar gjithashtu e aftë të prodhojë video 1080p. Laptopi 16-inç ka 6 altoparlantë.

LEXO EDHE:  iOS 14.7.1 nuk ka veçori të reja por adreson dy probleme të rëndësishme

Tastiera është ridizajnuar me mekanizmin e gërshërës dhe Touch Bar është larguar.

Jetëgjatësia e baterisë së këtyre laptopëve duhet të shkëlqejë. Apple thotë se modeli 14-inç ka bater 17 orëshe ndërsa 16-inç 21 orëshe. Me teknologjinë e karikimit të shpejtë merrni 50% jetëgjatësi bateri për 30 minuta.

Por laptopët e rinj MacBook Pro janë të kushtueshëm. Modeli 15-inç fillon nga 1999 dollarë dhe versioni 16-inç nga 2,499 dollarë. Apple ka vendosur të mbajë dizajnin e vjetër të MacBook Pro 13-inç me çipin M1 për ata që nuk duan të shpenzojnë kaq shumë.

Modeli bazë i MacBook Pro 14 inç ka procesorin M1 Pro me 14 bërtham grafike, 16GB RAM dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian