Harduer

Apple rifreskon iPad mini me dizajn të ri dhe 5G

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shtator 2021
Përveç ndryshimeve estetike, tableti vjen me 5G, mbështetje për lapsin Apple Pencil dhe një buton nderzjeje i cili ka Touch ID të integruar. Apple rifreskon iPad mini me dizajn të ri dhe 5G

Evenimenti i datës 14 Shtator të Apple kishte rezervuar shumë më tepër sesa disa modele të reja iPhone.

Kompania zbuloi disa rifreskimi të tabletëve iPad. Një version i ri iPad mini është përditësimi më i madh i variantit që nga debutimi.

iPad mini i ri ka një dizajn të ri i ngjashëm me iPad Pro. Ekrani 8.3-inç Liquid Retina ka korniza më të vogla.

Përveç ndryshimeve estetike, tableti vjen me 5G, mbështetje për lapsin Apple Pencil dhe një buton ndezjeje i cili ka Touch ID të integruar.

Apple nuk foli rreth modelit të procesorit por tha se është 40% më i shpejtë sesa paraardhësi ndërsa grafikat 80% më të fuqishme.

iPad mini vjen me një portë USB-C dhe një kamër ballore 12-megapiksel. Tableti do të shitet nga java e ardhshme për 499 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung bën atë për të cilin Apple u kritikua