Biznes

Apple rihap dyqanin online në Rusi shoqëruar nga një rritje masive e çmimit të iPhone 6 dhe 6 Plus

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Apple rihap dyqanin online në Rusi shoqëruar nga një rritje masive e çmimit të iPhone 6 dhe 6 Plus

tim-cook-apple-6Gjigandi i teknologjisë Apple, ka rihapur sërish dyqanin e saj online në Rusi të cilin e mbylli përkohësisht para një jave si pasojë e destabilitetit të monedhës ruse në treg. Por konsumatorët rus kanë zbuluar në dyqanin online se çmimet e iPhone-ve të Apple janë rritur me një përqindje të lartë.

Computer World raporton se iPhone 6 16GB tanimë kushton 53.990 rubla ose 991 $. Më parë çmimi i një smartfoni të tillë arrinte maksimalisht në 574 $.Kjo do të thotë se çmimi është rritur me rreth 35%.

Apple ndërpreu shitjet online në Rusi, të martën e kaluar pasi rubla, monedha vendase, u zhvlerësua shumë në krahasim me dollarin amerikan. Nëqoftëse Apple do vazhdonte të shiste me të njëjtin çmim iPhone-ët në Rusi kjo do të thotë se ata do të shiteshin shumë lirë në krahasim me shtetet e tjera duke i shkaktuar humbje kompanisë.

Rubla është zhvlerësuar si pasojë e krizës ekonomike në Rusi që vjen nga aksionet e saj në lidhje me Ukrainën. Përves produkteve të saj, Apple rriti gjithashtu me 100% çmimin e aplikacioneve në App Store. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton logon e re të shfletuesit Edge

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>