Biznes

Apple rrezikon penalitete nga Samsung për shitjet e dobëta të iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Sipas ETNews, Apple me shumë gjasa nuk ka për të paguar asnjë qindarkë, por do ti ofrojë Samsung Display kontrata shtesë për panele OLED në pajisje të tjera si kompensim. Apple rrezikon penalitete nga Samsung për shitjet e dobëta të iPhone

Marrëdhënia e tensionuar mes Apple dhe Samsung mund të precipitojë edhe më keq falë shitjeve të dobëta të iPhone, fakt i cili mund ta lërë gjigandin e Cupertino përballë një penaliteti masiv.

Sipas ETNews, një media e afërt me lajmet rreth Apple, ky i fundit mund të detyrohet ti paguajë Samsung miliona dollarë për mos blerjen e ekraneve OLED në nivelin e parashikuar më parë në marrëveshjen e tyre.

Penaliteti që Apple rrezikon vjen si rezultat se kompania kishte këmbëngulur që Samsung të ndërtojë një fabrikë ekskluzive për të ndërtuar ekranet OLED për iPhone.

Apple ka kërkuar nga filiali Samsung Display 100 milionë ekrane OLED për iPhone këtë vit. Por rënia e shitjeve të iPhone ka pasur një efekt aq negativ edhe për Samsung Display i cili shikoi fitimet të përgjysmohen këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Sipas ETNews, Apple me shumë gjasa nuk ka për të paguar asnjë qindarkë, por do ti ofrojë Samsung Display kontrata shtesë për panele OLED në pajisje të tjera si kompensim.

Raporti vijon më tutje duke thënë se Apple ka goditur Samsung Display me një penalitet të vogël për problemet në performancë për pjesët e dërguara tek gjigandi Amerikan i iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kufjet wireless të Samsung do të jenë më të mira falë kësaj teknologjie

Lajmet e fundit>