Harduer

Apple rrit prodhimin e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max nga kërkesa lartë

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Prill 2022
iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max debutuar në Shtator të 2021 sjellin përditësime modeste krahasuar me iPhone 12 Pro dhe Pro Max të një viti më parë. Apple rrit prodhimin e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max nga kërkesa lartë

Apple ka planifikuar të rrisë prodhimin e iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max me 10 milionë njësi për tre mujorin e dytë të 2022 që përfshin muajt Prill-Qershor.

Raporti sugjeron një përmirësim të situatës së zinxhirit furnizues të Apple ndërsa ka vuajtur që prej pandemisë së Covid-19 dhe masave izoluese në Kinë.

Shumë furnizues të Apple janë detyruar të ndalojnë plotësisht operacionet e tyre duke cënuar disponueshmërinë e iPhone, iPad, Mac dhe pajisjeve të tjera elektronike konsumatore që Apple prodhon.

iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max debutuar në Shtator të 2021 sjellin përditësime modeste krahasuar me iPhone 12 Pro dhe Pro Max të një viti më parë.

Aktualisht modelet e rangut të lartë kanë ekrane ProMotion me frekuencë të lartë, kamera më të fuqishme, notch më të vogël dhe performancë më të lartë.

Në fillim të pranverës Apple prezantoi një ngjyrë të re jeshile për iPhone 13 Pro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google zbulon aplikacionet dhe lojërat e vitit