Biznes

Apple shet më shumë orë se mbarë industria Zvicerane

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shkurt 2020
0
Sipas Strategy Analytics Apple ka shitur 31 milionë orë në 2019-ën, një rritje me 36%. Industria Zvicerane e orëve përfshin marka si Swatch, TAG Heuer, shiti vetëm 21.1 milionë njësi, një rënie me 13%. Apple shet më shumë orë se mbarë industria Zvicerane

Apple Watch nuk është thjeshtë ora inteligjente më e shitur e vitit të kaluar por gjithashtu turpëroi industrinë Zvicerane.

Sipas Strategy Analytics Apple ka shitur 31 milionë orë në 2019-ën, një rritje me 36%. Industria Zvicerane e orëve përfshin marka si Swatch, TAG Heuer, shiti vetëm 21.1 milionë njësi, një rënie me 13%.

Vetë Apple nuk jep informacion rreth shitjeve por Strategy Analytics grumbullon informacion nga distributorët. Sipas firmës prodhuesit tradicionalë të orëve si Swatch dhe Tissot po humbasin betejën. Nga ana tjetër Apple po afrohet me konsumatorët e rinj të cilët kërkojn një orë dixhitale.

Apple ka qenë një lider në tregun e orëve inteligjente prej vitesh dhe për herë të parë parakaloi industrinë Zvicerane në 2017-ën ndërsa 2019 është viti i parë i plotë që Apple dominon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një furnizuesve kryesorë të Apple hedh dyshime mbi modelin e ardhshëm të iPhone