Harduer

Apple shet më shumë se 1 milion MacBook Air

Publikuar , 05 Mars 2011
0
Apple shet më shumë se 1 milion MacBook Air

Analisti nga Concord Securities, Ming-Chi Kuo tregon për AppleInsider se kontrollimet e fundit të bëra nga ai në Azi e paraqesin prodhuesin Apple si shitës të mëse 1.1 milionë të produkteve MacBook Air 11-13 inçësh deri në fund të dhjetorit.

Kjo shifër është 63% më e madhe, ose 400,000 njësi më shumë, se sa e kishte vlerësuar analisti Kuo në fillim. Analiza mbështet deklaratën e mëhershme nga AppleInsider që prodhimet MacBook Air janë duke u rritur shpejt se prodhimet e kaluara të notebookëve të prodhuar nga Apple.

Shitjet e prodhimit MacBook Air mbeten të fuqishme gjatë këtij çereku të vitit, por janë duke pësuar një rënie prej 40% nga nivelet e vitit të kaluar. Sidoqoftë, Kuo vlerëson që ndërmarrja Cupertino ende mund të vendos një rekord të ri të shitjeve për Mac gjatë çerekut me shitje të fuqishme të prodhimeve MacBook Pro, më shumë se rënia e pësuar nga njësitë MacBook Air./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Smartfoni në madhësinë e një karte krediti që po çmend përdoruesit

Lajmet e fundit>