Biznes

Apple shet të gjithë iPad Mini-t

Publikuar , 30 Tetor 2012
0
Apple shet të gjithë iPad Mini-t

Kanë kaluar vetëm tre ditë që nga momenti kur filluan të merreshin porositë paraprake për iPad Mini-n dhe ditën e hënë raportohet nga Apple se gjithë inventari aktual i pajisjeve ka mbaruar.  

Bëhet fjalë për të tre versionet me Wi-Fi, të bardha dhe të zeza, të iPad Mini-t, porositë për të cilat janë shtyrë tashmë për pas dy javësh.

Modelet me LTE nuk kanë filluar ende shitjen.  

Disa investitorë ishin të shqetësuar për çmimin e vendosur për pajisjen prej 7.9 inç, e cila ka një çmim fillestar prej 329 $, që është në mënyrë të konsiderueshme më i lartë se konkurrentët e tjerë si Nexus 7 apo Kindle Fire.

Megjithatë, shitjet e deritanishme dëshmojnë se kërkesa për iPad Mini-n mbetet e lartë, pavarësisht çmimit jo të lirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tableti i ardhshëm i Huawei është identik me iPad Pro

Tags >

iPad Mini