Harduer

Apple shkurton prodhimi e modelit të iPhone me 20%

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Mars 2022
Apple gjithashtu reduktoi porositë për AirPods me 10 milionë njësi për 2022. Apple shkurton prodhimi e modelit të iPhone me 20%

Apple po redukton prodhimin e modelit të ri buxhetor iPhone SE për shkak të kërkesës së ulët Nikkei Asia raportoi ditën e Hënë.

Kompania thuhet se ku ka kërkuar furnizuesve të reduktojnë prodhimin e iPhone SE, modelit më të fundit buxhetor 429 dollarësh 5G, me afro 2 milionë njësi ose 20% të porosisë fillestare.

Apple gjithashtu reduktoi porositë për AirPods me 10 milionë njësi për 2022.

Ulja e prodhimit është shenjë e impaktit të lufta në Ukrainë ka pasur dhe ndikimit negativ të inflacionit në kërkesën për pajisje elektronike.

iPhone SE nuk është aq popullor sa modelet e shtrenjta. Sipas CounterPoint Research, versioni i 2020-ës së iPhone SE zinte 12% të shitjeve të përgjithshme të iPhone nga debutimi deri në fund të 2021.

iPhone SE debutoi më 18 Mars. Ndërsa konsiderohet si model buxhetor, kushton më tepër sesa modeli i kaluar që shitej për 399 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Instagram mund të etiketojnë produktet