Lajmet

Apple shpërblen “heroin” e FaceTime

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Apple është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe kompania ka në plan të shpërblejë Grant Thompson jo vetëm me një shumë e cila mbetet e fshehtë por edhe investim në edukimin e tij. Apple shpërblen “heroin” e FaceTime

Një ditë më parë Apple adresoi problemin e përgjimeve të thirrjeve në grup të FaceTime përmes iOS 12.1.4.

Megjithatë heroi i vërtetë i kësaj historie është 14 vjeçari i cili e zbuloi dhe mamaja e tij që për javë të tëra ishte përpjekur ta raportonte tek apple por pa përgjigje.

Apple është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe kompania ka në plan të shpërblejë Grant Thompson jo vetëm me një shumë e cila mbetet e fshehtë por edhe investim në edukimin e tij.

Gjigandi i iPhone përkohësisht çaktivizoi thirrjet në grup pas raportimeve. Thompson e kishte zbuluar ndërsa kishte tentuar të komunikonte me miqtë për të filluar një lojë në Xbox.

Mamaja e tij u përpoq për disa ditë me radhë të vihej në kontakt me Apple por pa sukses. Kështu u ngritën shqetësime sesi problemet e zbuluar nga njerëz të tjetër përveç hulumtues do të arrinin Apple si në rastin e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Apple ka planifikuar të rishikojë sistemet e raportimit.

Gjithashtu përballet me disa padi për incidentin e FaceTime. Një hetim i ri zbuloi këtë javë se disa aplikacione të iOS regjistronin aktivitetin e ekranit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e Samsung do ti bëjë iPhone-t më të mirë dhe më të lirë vitin e ardhshëm

Lajmet e fundit>