Lajmet

Apple shpërthen në akuza ndaj Google

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Shtator 2019
0
Apple thotë se sulmi i sofistikuar kishte për synim vetëm një komunitet të caktuar dhe të gjithë iPhone në masë. Sipas kompanisë sulmi ka prekur vetëm disa dhjetëra uebsajte. Apple shpërthen në akuza ndaj Google

Javën e kaluar Google zbuloi një përpjekje në shkallë të gjerë hakimi i cili kishte shënjestruar përdoruesit e pajisjeve të Apple. Ishte një bombë e vërtetë.

Por tashmë Apple është hedhur në sulm duke shprehur zemërimin publikisht. Në një deklaratë të lëshuar ditën e Premte, Apple u fokusua tek karakterizimi që Google i dha zbulimit të sulmit duke thënë se është sulm ndaj të gjithë përdoruesve të iPhone.

“Postimi i Google, lëshuar gjashtë muaj pasi përditësimet e nevojshme për iOS ishin dërguar, krijon një përshtypje të rremë të një shfrytëzimi masiv dhe monitorimi në kohë reale të masave të gjëra të popullsisë duke nxitur frikë në mesin e përdoruesve të iPhone se pajisjet e tyre janë kompromentuar,” thuhet në deklaratën e Apple.

“E vërteta nuk ka qenë kështu.”

Problemi i Apple nuk është ajo çfarë Google ka përfshirë në raport. Përkundrazi Apple është zemëruar me atë që nuk është thënë. Google u tërhoq nga përshkrimi i sulmit si një tentativë për të sulmuar komunitetin Uigur në Kinë.

Apple thotë se sulmi i sofistikuar kishte për synim vetëm një komunitet të caktuar dhe jo të gjithë iPhone në masë. Sipas kompanisë sulmi ka prekur vetëm disa dhjetëra uebsajte.

Kjo perspektivë e Apple mbështetet edhe nga një firmë e pavarur e sigurisë kibernetike e quajtur Volexity. Kjo firmë kishte publikuar një raport në fillim të muajit Gusht duke thënë se Uigurët ishin shënjestra e këtij sulmi. Madje Volexity thotë se jo vetëm sistemi operativ iOS është sulmuar por edhe Google Android.

Google insistoi se nuk kishte dijeni që Android ishte prekur. Megjithatë as Apple dhe Google nuk thonë se pas sulmit fshihej Kina sepse kompanitë e përfshirë kanë shumë për të humbur nëse e bëjnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple iPad do të ketë sistemin e tij operativ

Lajmet e fundit>