Biznes

Apple shton pagesat me PayPal në dyqanet online

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Apple shton pagesat me PayPal në dyqanet online

paypal-steveganz-flickrKompania Apple ofron një shumëllojshmëri të mënyrave për të paguar për pajisjet e saj Mac dhe iPhone, por gjithsesi nëse shtohen më shumë mënyra alternative do të ishte një avantazh i madh për kompaninë.

Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja pse kompania ka vendosur të shtojë PayPal në dyqanet e saj online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. Nëse jetoni në një nga këto vende, ju tashmë mund të paguani për iPad-in tuaj të ri nga llogaria juaj në PayPal.

Kompania Apple gjithashtu po bën dhe promovimin e pagesave pa interes nëpërmjet Pay Pal Direct. Për porosi mbi $250/£99 kompania ju lejon të ndani pagesat në këste mujore të barabarta, duke ju dhënë mundësinë të shlyeni pagesat gradualisht deri në Krishtlindjen tjetër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google ndryshon politikat e reklamimit për abortin

Lajmet e fundit>