Lajmet

Apple shtyn masat e privatësisë të cilat kërcënojnë reklamimin në Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Shtator 2020
0
Facebook ka paralajmëruar se masat e Apple mund ta bëjnë reklamimin në rrjetin social plotësisht të padobishëm dhe jo funksionalë. Apple shtyn masat e privatësisë të cilat kërcënojnë reklamimin në Facebook

Apple ka vendosur të shtyjë implementimin e masave të reja të privatësisë dizajnuar për të ndaluar aplikacionet dhe uebsajtet të gjurmojnë njerëzit online pa dijeninë e tyre.

Ndryshimet do të thotë se aplikacionet duhet të marrin leje nga përdoruesi për të aksesuar ID-në për gjurmimin e reklamave në iPhone dhe iPad.

Masat duhej të hynin në fuqi në iOS 14 kur të debutonte në Vjeshtë. Por Apple është shprehur se ndryshimet janë shtyrë deri në fillim të 2021 për tu dhënë më shumë kohë zhvilluesve dhe uebsajteve të adaptojnë shërbimet e tyre.

Facebook ka paralajmëruar se masat e Apple mund ta bëjnë reklamimin në rrjetin social plotësisht të padobishëm dhe jo funksionalë.

Rrjeti social thotë se nuk mund të marrë më ID për gjurmimin e reklamave në iOS 14 dhe Apple e ka detyruar për këtë.

Pajisjet Apple përfshirë iPhone, iPad dhe Apple TV Box kanë një ID unik njohur si “identifier for advertisers” (IDAF).

Përmes tij mund të monitorohet efektiviteti i fushatave të reklamimit si përshembull nëse dikush ka shkarkuar një aplikacion pasi ka parë reklamën.

Android ka një Id të ngjashme quajtur Android Advertising ID (AAID). Aktualisht Apple lejon përdoruesit ta çaktivizojnë këtë opsion në iOS. Por ndryshimet të cilat hyjnë në fuqi në 2021 do të thotë se opsioni do të jetë i fikur dhe për tu përdorur duhet ndezur nga përdoruesi pasi ti kërkohet nga reklamuesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Facebook përdorte kamerën ndërsa përdoruesit shfletonin në kohështrirje