Lajmet

Apple Store ndalet përkohësisht

Publikuar , 14 Shtator 2012
0
Apple Store ndalet përkohësisht

Dyqani Apple Store gjatë ditës së djeshme nuk ishte në dispozicion, teksa konsumatorët e uritur për iPhone 5 bëhen gati që të bëjnë porositjet për gjeneratën e ardhshme të smartfonit.

Ashtu siç është traditë përpara lëshimeve madhore të ndërmarrjes Apple, vizitorët në dyqanin online që mundohen të blejnë telefona, lëshues MP3, ose Mac në fakt përshëndetin me një porosi që thotë, “Ne do të kthehemi.”

Koha e ndaljes ia mundëson ndërmarrjes Apple që ta bëjë furnizimin e faqes me produktin e ri –në këtë rast, iPhone 5 i shumëpritur.

Telefoni i ri, që ishte zbuluar në ngjarjen në San Francisko më 12 shtator, do të ofrojë një paraqitje prej 4 inçësh dhe mbështetje për shërbimin 4G LTE. iPhone 5 pritet të jetë në duart e konsumatorëve më 21 shtator.

iPhone 5 është tashmë dhe mund të porositet në dyqanin Kogan në kontinentin australian, por dërgimi do të bëhet ashtu siç është paraparë, më 21 shtator. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Analistët ulin pritshmëritë për shitjet e iPhone XS Max për shkak të kërkesës së dobët

Lajmet e fundit>