Biznes

Apple: Tani mund të kthehet çfarëdo produkti në dyqan për riciklim pa pagesë

Publikuar , 23 Prill 2014
0
Apple: Tani mund të kthehet çfarëdo produkti në dyqan për riciklim pa pagesë

Apple_EarthdayNë përkim me Ditën e Tokës dhe si pjesë e nismës më të fundit për ambientin, Apple ka lajmëruar që do të marrë çfarëdo produkti të Apple për riciklim pa pagesë.

Apple tashmë ka dhënë karta si dhurata në shkëmbim për pajisjet e përdorura iPhone, iPad dhe Mac që janë në gjendje të mirë për t’u shitur, ndërsa ata që nuk kanë ndonjë vlerë monetare do të mund të riciklohen pa pagesë. Tani ky program për ri-përdorim dhe riciklim është zgjeruar për të gjitha produktet e Apple-it.

Apple thotë që kjo po ashtu ndërtohet në programe riciklimi që ka vendosur në qytete dhe godina të kolegjeve në 95 për qind të shteteve ku shiten produktet e kompanisë. Kjo kompani thotë që programet e tilla që marrin edhe produkte që nuk janë prodhuar nga Apple, kanë ndihmuar për të fituar më tepër se 1.9 x 10^8 kilogramë pajisje elektronike nga groposjet që nga viti 1994. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  India mund të legalizojë kriptomonedhat

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>